Sizmiologu Edmond Dushi ka folur në Report Tv për tërmetin. Ai tha se se lëkundjet janë të zakonshme dhe nuk ka nevojë për panik.
“Relaksimi tektonik i tokës do të dojë kohë të gjatë. Këto tërmete çojnë dhe tërmetet të moderuar. Është një zonë e konsiderueshme në kuptimin e tektonikave.
Ky tërmet në zonën lokale patjetër që është ndjerë. Është pak i cekët në raport me pasgoditjet. Është një tërmet i moderuar dhe është vijimi i asaj që ka startur në 26 nëntor të 2019.
Mund të ketë dhe shpërthime të kësaj energjie, por smund ta përcaktojmë ku do jetë e rradhës, as kohën dhe as epiqendrën e saj. Ska nevojë për panik te qytetarët, se janë lëkundje të zakonshme”, tha ai.

