Termin ‘dietë’ e paskemi ditur gabim!

matina-cobo.jpeg

Sot në emisionin “I Ftuari i Javës” në Real News, e ftuara e kësaj jave ishte Matina Çobo, mjeke dhe specialiste e nutricionit.

Të ushqyerit shëndetshëm është një stil jetese i cili sa vjen dhe bëhet më i vështirë.

Shpesh herë i referohemi termit ‘dietë’ gabimisht duke e keqpërdorur. Zakonisht ne e përdorim termin dietë duke iu referuar një periudhe kohore të kufizuar për të mbajtur një regjim ushqimor i cili pritet të sjellë rezultatet e dëshiruara në humbje ose shtim peshe.

Sa të informuar janë njerëzit me termin dietë? Sa shpesh e keqpërdorin këtë term?

“Faktikisht termi dietë, është një termat më të keqpërdorur nga njerëzit, sepse mendojnë që për të humbur peshë duhet të mbajmë gjithmonë një dietë shumë strikte. Duke evituar vakte, duke ngrënë porcione shumë më të vogla dhe duke kaluar në një dietë me shumë pak kalori ditore, gjë që është shumë e gabuar”, shprehet Matina Çobo.

Bashkëdrejtuesja e kompanisë ushqimore ‘Fitfood’ thekson se termi “dietë” është një stil jetese.

“Nga greqishtja e vjetër termi dietë do të thotë stil jetese, pra ne të mbajmë një regjim ushqimor që të bëhet një stil jetese dhe jo thjesht një regjim që ne ta mbajmë për 1-2 muaj sa për të rrëzuar kilogramët e tepërt që mund të kemi.”

E rëndësishme është të jetosh shëndetshëm duke gjetur ekuilibrin e duhur në dietën tuaj, tashmë një stil jetese i domosdoshëm. /real-news.tv

 

 

 

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303