fbpx

Terroristi del para gjykatës, bën simbolin e çuditshëm

Screenshot_2-9.jpg

I dyshuari kryesor për sulmin masiv që ndodhi në Zelandën e re, ku mbetën të vrarë 49 persona, është paraqitur në një gjykatë të këtij shteti. Ai akuzohet për vrasje të shumëfishtë.

Brenton Tarrant, 28-vjeçar, i cili ka shtetësi australiane, është paraqitur në gjykatë me duar të lidhura me pranga dhe me një rrobë të bardhë për të burgosur. Pritet që përpos akuzës për vrasje, ai të përballet edhe me akuza tjera të rënda.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka deklaruar se sulmuesi i ka përdorur pesë armë për ta kryer sulmin, duke shtuar se ligjet për armëmbajtje në shtetin e saj do të ndryshojnë.

Përpos të dyshuarit kryesor, në paraburgim janë duke qëndruar edhe dy persona tjerë. Sipas autoriteteve, asnjëri prej tyre nuk ka të kaluar kriminale.

Terroristi Tarrent në gjykatë u paraqit me një veshje të bardhë por ajo që ra në sy ishte një simbol që bëri me gishta, transmeton Indeksonline.

Në shikim të parë dukej si shenja “OK” por në fakt ajo ka një domethënie tjetër.

Simboli që bëri Tarrent ka të bëjë me lojën e vjetër “The Circle Game” apo Loja e Rrethit.

Loja e Rrethi është një lojë e vizionit dhe e mashtrimit që kërkon aftësi motorike. Loja fillon kur një nga lojtarët ofendues krijon një rreth me gishta.

Qëllimi është mashtrimi i një personi tjetë që të shikoj atë në duar. Nëse viktima shikon dorën, ai ka humbur ndeshjen dhe pastaj është goditur në bices me një grusht.

Kjo lojë tashmë luhet edhe në online dhe përdoret për të krijuar shkaka të ndryshme.

Origjina e saj është nga Ohio në vitet e 80-ta. Krijuesi i saj, Matt Nelson e kishte krijuar këtë lojë për të grushtuar miqtë e tij.

Loja u popullarizua me 15 nëntor të vitit 200 në episodin e katërt të serialit televiziv “Malcom”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303