TË FUNDIT

Thaçi tregon se çfarë i thanë në SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë në një konferencë për media të martën, një ditë pasi u kthye nga një vizitë një-javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka thënë se e pati të pamundur t’i drejtohej qytetarëve përmes Kuvendit të Kosovës, ndonëse e kishte planifikuar një gjë të tillë.

“Më lejoni që të ju drejtohem për këtë çështje, për të cilën edhe e kam thirrur këtë konferencë shtypi. Në të njëjtën kohë, kisha planifikuar që të jem në sallën e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që nga aty të ju drejtohem edhe juve. Por, në pamundësi për të ju njoftuar nga aty, do të ju drejtohem përmes kësaj konference për shtyp”, u shpreh Thaçi.

Presidenti i Kosovës tha se në SHBA ka përcjell mesazhin e angazhimit të Kosovës për paqe.

“E kam fjalën për angazhimin e Kosovës, për angazhimin e miqëve tanë, për mundësinë e marrjes së njohjes nga Serbia, për avancimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe hapjen e perspektivës së sigurt për Kosovën që sa më shpejt të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, tha ai.

“Dëshiroj të ju njoftoj kronologjikisht për takimet që kam zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat