Theri 7-vjeçarin shqiptar, e moshuara tregon arsyen

09a2db83cdc0da850299c8a36f3f1042_L.jpg

Dy javë pas vrasjes së 7-vjeçarit nga Kosova, zbardhet dëshmia e autores së këtij krimi makabër.

75- vjeçarja nga Zvicra ka rrëfyer se e ka kryer aktin në mënyrë që ta dëgjonin të tjerët, pasi ajo nuk po lejohej që të kthehej në banesën e saj.

‘Më kishin dëbuar nga banesa ime, kështu duke mos më dhënë mundësi për t’u kthyer më në të. Askush nuk më dëgjonte tek autoritetet. Kështu që duhet të bëja diçka, në mënyrë që të dëgjohesha’, është shprehur ajo para autoriteteve.

Zvicerania e vrau 7-vjeçarin më 21 mars, teksa ai po kthehej nga shkolla.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Basel dhe menjëherë pas krimit 75-vjeçarja njoftoi autoritetet se kishte vrarë një fëmijë duke e prerë në fyt.

Nxënësi i shkollës fillore u gjet në rrugë nga një mësuese, e cila njoftoi menjëherë ambulancën për të shpëtuar të miturin, por ky i fundit ndërroi jetë në spital.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303