29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Thirrja e fortë e OSBE për protestën e 16 shkurtit

spot_img

Pas Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe zyra e OSBE në Tiranë ka kërkuar parandalimin e akteve të dhunës në protestën e opozitës më 16 shkurt.

“Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katërmujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë”, thotë OSBE në deklaratën e saj.  /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat