fbpx

Thirrja e Zelenskyt për francezët: Ju e dini kush është fajtori, ndihmoni vendin tim

zelenskyyy.jpg

Presidenti ukrainas iu drejtua sot Asamblesë franceze nëpërmjet një lidhjeje me video, duke fajësuar drejtpërdrejt Rusinë për luftën në Ukrainë, e cila ka hyrë në ditën e 28 të saj.

“Ju e dini kush është fajtori”, tha ai, duke i bërë thirrje Francës të kujtojë mizoritë e Luftës së Parë Botërore.

E dini, tha ai gjithashtu, se çfarë do të thotë slogani “Liri, Barazi, Vëllazëri”, duke i kërkuar Francës të ndihmojë në çdo mënyrë Ukrainën, ndërsa i bëri thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia.

Sipas Presidentit të Senatit francez, kjo ishte hera e parë në histori që presidenti i një vendi ndërluftues flet para Asamblesë Kombëtare dhe Senatit të Francës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303