fbpx

“Thjesht dhe shkurt…”, Rama jep lajmin për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga korriku me hyrjen në fuqi të vendimit biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguan tatim fitim.

Rama e cilëson këtë masë agresive në mbështetje të biznesit të vogël, dhe unikale në Rajon.

”Masë agresive mbështetje, unikale në rajonin tonë. Përkon me zotimin për të mbështetur çdo kënd që krijon vende pune për veten, familjen dhe të tjerët. Dhe që bëhet pjesë e komunitetit të biznesit të vogël.

Thjesht dhe shkurt. Sot me vendim të Kvuendit të Shqipërisë qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat kryejnë xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi, zero.

Ndërsa bizneset e vogla deri në 10 mln lekë të reja s’paguajnë TVSH, zero.

Këtë mbështetje dhe kornizë në Shqipëri e ka si i vetmi pa taksa dhe pa TVSH deri në 10, pa taksa dhe me TVSH deri në 14 mln lekë të reja.

Të gjithë anëtarët e komunitetit të biznesit të vogël, paguanin 10% tatimin mbi fitim. Rreth 60 mijë tatim pagues. Këto biznese jo vetëm paguanin 10%, por edhe një tjetër për pushtetin vendor.

Tatim i 2-fishtë, që më pas në periudhën tonë filloi të zhbëjë deri sa vijnë në këtë moment që është historik , supernxitës për ata që merren me biznes të vogël, apo duan të krijojnë punë e 0 taksë dhe 0 tvsh, deri në 10 milionë lekë të reja, dhe vetëm TVSH deri në 14 milionë lekë të reja.

Shifër domethënëse është se shteti dhe qeveria i ka marrë biznesit të voglë nag 2006-2013, 19 miliardë lekë tatim. Ndërsa nga 2014-2019, biznesi i vogël ka paguar vetëm 5.3 miliardë, ky është fakt. ”- tha Rama.