fbpx

“Ti je kurajoze Justi, do t’ia dalësh”. Miku i këngëtares shqiptare bën apelin për mjekët e Infektivit

infektivi-670x450.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Justina Aliaj ndodhet në gjendje të rëndë te Infektivi, si pasojë e Covid-19. Lidhur me ngjarjen, ka reaguar miku i këngëtares, Sokol Parruca.

Ai i ka bërë një thirrje të fortë mjekëve, ku i kërkon që ta shpëtojnë Justina Aliajn.

“Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin  infektiv…E gjithë  vëmendja jonë është  tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo , se ti je tip kurajoze …e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete…dhe ia ke dalur…Dhe sot do ia dalësh…Ti e din , se të gjithë jemi aty me ty , të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë , siç na ke dhënë ti me artin tënd , shpirtin tënd.Të nderuar mjek !   Sot , para jush qëndron e shtrirë një heroine , një aktore e madhe , një artiste e madhe , një njeri i madh…ju lutem , perunjesisht ju lutemi shpëtoni  JUSTIN”, shkruan miku i saj Sokol Parruca.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303