T’i tregojë dikush këtij palo gazetari se ngjyrat kuqezi janë të të gjithëve

Një njeri që e konsideron veten si gazetar dhe njeri të sportit i ka dhënë sot të drejtën vetes që të bëjë deklarata të turpshme dhe shumë të rrezikshme për vëllazërinë mes shqiptarëve të dy anëve të kufirit, Kosovë dhe Shqipëri.

Komentatori Andin Lokaj, gazetar në RTK, ka thënë se nuk e do Shqipërinë por do vetëm Kosovën pasi ata tashmë kanë Kombëtaren e tyre.

“Unë nuk e dua Shqipërinë o vëlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, deklaroi Andin Lokaj.

Kjo deklaratë skandaloze është shpërndarë në rrjet dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga shqiptarët kudo që ata ndodhen.

Të gjithë jemi shqiptarë dhe ngjyrat kuqezi janë të gjithëve dhe duhen dhe respektohen nga të gjithë. Flamuri kombëtar është i tillë dhe i njëjtë si simbol dhe përkatësi për ccdo njeri që ka në venat e tij gjak shqiptari.

Kjo deklaratë përçan, ngjall urrejtje dhe mund të krijoje probleme mes shqiptarëve. Por të tillë palacco ky komb ka pasur gjithmonë dhe shqiptarët kanë ditur gjithnjë t’i shpjerin në koshin e plehrave të historisë.

Është e domosdoshme që ky njeri të kërkojë menjëherë falje dhe të largohet nga puna.