Tirana, kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon për të jetuar

tirane-600x360.jpg

Tirana është bërë një qytet më i shtrenjtë për të jetuar, krahasuar me një vit më pare, thotë indeksi i kostos së jetesës i “Mercer”, më prestigjiozi në këtë drejtim, dhe që kryhet në formën e një ankete, ku pyeten të huajt që jetojnë në atë vend. Indeksi i këtij viti, i sapo publikuar, tregon se, Tirana është qyteti i 163-të në listën me 209 qytete e kryeqytete, ku vendi i parë i listës i takon qytetit më të shtrenjtë në botë, dhe vendi i fundit qytetit më të lirë.

E ndërkohë që këtë vit jemi në vendin e 163-të, vitin e kaluar ishim të 166-tët, çka sinjalizon se, Tirana është bërë më e shtrenjtë për jetesën e njerëzve, si krahasuar me veten një vit më parë, ashtu krahasuar edhe me të tjerët. Paçka se jemi ndër vendet më të lira në botë sipas kësaj ankete, nuk jemi aspak ndër vendet më të lira në Europë. Madje, jemi edhe më të shtrenjtë se kryeqytete të ndryshme europiane dhe rajonale.

Varshava, Sofia, Bukureshti, apo Sarajeva, Shkupi e Beogradi janë kryeqytete europiane më të lira se Tirana, thotë indeksi i “Mercer” këtë vit.

Në rajon rezultojmë të jemi kryeqyteti me koston më të lartë të jetesës, pasi Podgorica dhe Prishtina nuk janë pjesë e indeksit. Në nivel global, Hong Kongu rezulton të jetë jetë qyteti më i shtrenjtë, i ndjekur nga Tokyo dhe Singapori./scan

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303