Tirana, qyteti më i ndotur në Europë

tirana-smog-696x385-890x395.jpg

Kryeqyteti i Shqipërisë vijon që të jetë një ndër vendet më të ndotura të Europës. Indeksi i ndotjes, i cili përllogaritet nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranëështë më e lartë në gjashtë mujorin e 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim tëkëtij viti.  Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet qyteti i Tetovës në Maqedoni dhe Chelyabinsk në Rusi.

Përkeqësimi i nivelit të ndotjes në Tiranë, sjell edhe uljen e cilësisë së jetës për ata që jetojnë në kryeqytet apo që po mendojnë të shpërngulen në Tiranë. Numbeo shërben si baza më e madhe e të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetës për tëhuajt që kërkojnë informacion për vendet ku do të udhëtojnë apo do të shpërngulen.

Pas Tiranës, kryeqyteti i dytë më i ndotur i Europës ështëShkupi. Sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo, indeksi i ndotjes në Shkup shënoi 82.6. Por, ndryshe nga Tirana, indeksi i ndotjes në Shkup nuk ka pësuar ndryshime gjatëpjesës së parë të viti.

Sipas renditjes që ka realizuar Numbeo, nga qytetet më tëndotura tek ato më pak të ndotura, tek ato më tëndoturat mbizotërojnë qytetet e Europës Lindore dhe Juglindore, kryesisht në Rusi, Maqedoni, Bosnje dhe Ukrainë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303