Sërish disa zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike në datat 10 dhe 11 tetor.
Dritat do të shkëputen si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e kabinave në këto zona:
Njoftimi i OSHEE:
10 tetor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Petro Marko”, “Asim Vokshi”, zona përballë Shkollës “Harri Fultz”
10:00-12:00
Pjesërisht rrugët: “Qemal Stafa”, “Manol Konomi”, “Hoxha Tahsim”
12:00 -15:00
Pjesërisht rrugët: “Qemal Stafa”, “Riza Jasa”
11 tetor
09:00 – 15:00
Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Rruga e Durrësit”, “Andrea Kostallari”

