fbpx

Goditi me thikë punëtorin, arrestohet pronari i banesës

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme, ku 51-vjeçari Dashamir Lecini u qëllua me thikë nga pronari  i banesës ku po kryente disa punime.

Policia ka vënë në pranga 44-vjeçarin Stefan Agolli, i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Mësohet se palët janë konfliktuar e më pas është përdorur arma e ftohtë, thika, që ka sjellë plagosjen e punëtorit.

Njoftimi i plotë:

Plagos me mjet prerës për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, arrestuan në flagrancë, shtetasin:

– S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.