fbpx

Tjetër apel i fortë nga Manastirliu: Ndryshe nuk e mundim dot virusin

Një tjetër apel i fortë ka ardhur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo apelon duke iu lutur shqiptarëve që të bëjnë çdo ditë 3 veprime të thjeshta, të cilat ndihmojnë në luftën ndaj Covid-19.

Përmes një shënimi në facebook, Manastirliu thotë se të gjithë duhet të respektojmë distancën, të vendosim maskën dhe të ruajmë higjienën vetjake.

Veprime këto që ndihmojnë në parandalimin dhe në luftën ndaj Cocid-19.