fbpx

Tjetër atentat në Vlorë, një i vrarë, plagoset rëndë ish-futbollisti i kërkuar për vrasje (EMRAT)

Screenshot_3-2.png

Një atentat me armë zjarri me një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë rreth orës 01:10.

Si pasojë e të shtënave me breshëri kallashnikovi ka humbur jetën rrugës për në spital 22-vjeçari, Sotiraq (Raqi) Mëhilli ndërsa është plagosur rëndë Eno Mata 32 vjeç.

I plagosur ka marrë plumba në trup dhe në këmbë ku si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar për në spitalin e Tiranës.

Të dy personat që u bënë shënjestër e atentatit po udhëtonin me motor në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov.

Mësohet se ata kanë lidhje shoqërore me njëri tjetrin ndërsa shënjestra e atentatit dyshohet të ketë qenë i plagosuri, Eno Mata.

Digjet automjeti

Autorët e ngjarjes vetëm disa kilometra larg vendit ku lanë të vrarë 22-vjeçarin dhe plagosën 32-vjeçarin tjetër, kanë djegur edhe makinën që përdorën në kryerjen e krimit.

Në brendësi të automjetit tip ‘ Mercedes Benz’ të djegur në Bishan janë gjetur edhe dy kallashnikovë me të cilët autorët kanë hapur zjarr ndaj Sotiraq Mëhillit dhe Eno Matës.

Makina rezulton e vjedhur gjithashtu edhe targat e këtij automjeti rezultojnë të jenë të vjedhura.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të FNSH, të cilat  kanë nisur krehjen e zonës për gjetjen e autorëve.

Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shënjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.

Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata bashkë dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos.

Ndërsa në fshat njiheshin si persona te qete. 22-vjecari që gjeti vdekjen ishte një person pa probleme dhe pa precedent sipas policisë.

Si ndodhi atentati

Autorët e atentatit që lanë të vrarë 22-vjeçarin Sotiraq Mëhilli dhe plagosën rëndë Eno Matën i kanë ndjekur autorët dhe më pas i kanë pritur pak pas mesnate dhe kanë shkrehur drejt tyre rreth dy karikatorë kallashnikovi.

Dy të rinjtë  po ktheheshin në shtëpi. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë të freskëta gjurmët e këtij krimi.

Në një ferrë buzë rrugës ku po udhëtonin dy të rinjtë me motor duken degët e thyera nga rrëzimi i motorit dhe nga breshëria e plumbave.

Zona është e pa ndriçuar dhe nuk ka kamera sigurie, gjë që do të bëjë edhe më të vështirë identifikimin e autorëve të këtij krimi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303