TË FUNDIT

Tjetër tragjedi/ Vritet 65-vjeçari, plagoset vëllai i tij, arsyeja e rëndë

Një ngjarje tejet tragjike ka ndodhur në Xhafzotaj të Shijakut, ku si pasojë e një konflikti, një 65-vjeçar me inicialet F. Ç ka mbetur i vrarë ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se viktima ka qenë së bashku me vëllain e tij F. Ç 63 vjeç, në pronën e tyre, kur janë konfliktuar me një tjetër person, i cili ka shkuar t’u vjedhë misrin.

Situata është agravuar pasi vëllezërit e kanë dalluar dhe janë përleshur me të.

Si pasojë 65-vjeçari është goditur me mjet prerës, të cilin autori e përdorte për të prerë misrin.

Menjëherë është tentuar të dërgohet në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në institucionin shëndetësor.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat