Tmerr në Peqin, vëllai vret vëllanë

policia-naten.jpg

 Një 21-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë gjahu gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Galush të Peqinit.

Mësohet se viktima është 20-vjeçari Roland Lleshi. Burime nga policia bëjnë me dije se vëllai 14-vjeçar Kristian Lleshi ka vrarë nga pakujdesia me armë gjahu vëllain e tij 21-vjeçar teksa ishin duke kullotur bagëtitë.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

Njoftimi nga policia: Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç. Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303