TË FUNDIT

Tokat e himariotëve dhe reformat, Rama telefonatë me Tsipras

Deklarata e Kryeministrit grek të pak ditëve më parë që Shqipëria po abuzonte me të drejtën e pronës ndaj himariotëve, që sipas Tsipras janë minoritarë grekë, është njoftuar ditën e sotme se Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun nga vendi fqinj.

Njoftimi për këtë bisedë është bërë nga shtypi grek, i cili shkruan se pasuritë e minoritarëve grekë ishin temë në bisedën mes dy kryeministrave. Tsipras u ndal gjatë edhe në çështjen e pronave në detin Jon.

“Gjithashtu, u diskutuan marrëdhëniet bilaterale ekonomike dhe zhvillimet e fundit në rajonin ballkanik.

Rama dhe Tsipras kontaktuan për reformat e domosdoshme të Shqipërisë për integrimin në BE”, njoftojnë mediat greke. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat