Tornado godet Gjermaninë, shkatërrohen disa shtëpi

Në Berlin është dëmtuar çatia e një ndërtese dhe një makinë është kthyer përmbys si pasojë e  tornados, i cili goditi zonën veriperëndimore të Gjermanisë.

Qytetarët e Bocholtit treguan tmerrin dhe situatën e pazakontë të motit në këtë zonë, ku shumë prej tyre mbetën të alarmuar.

Sipas të dhënave zyrtare të shërbimit meteorologjik theksohet se era frynte 181 deri në 253 km/orë.

Nga të dhëna paraprake thuhet se nga tornado që prek zonën veriperëndimore të vendit janë dëmtuar nëntë shtëpi dhe mbi 100 pemë janë thyer.

Një makinë është goditur nga era e fortë, ndërsa është hedhur tej disa metra.