Bllokimi i ish-sheshit ‘Shqiponja’ ka sjellë një trafik mjaft të rënduar ditën e sotme, për shkak të punimeve. Mirëpo, qytetarët janë ankuar që në mëngjes për shkak të trafikut dhe vonesës së urbaneve.
Një qytetar pohon se për 1 orë ka arritur të ecë vetëm 500 metra, ndërsa ende do i duhet të presë në radhë për të arritur në destinacion.
“Këtu jemi tek rruga ‘Petrit Radovicka’. Kemi ecur vetëm 500 metra për 1 orë. Akoma nuk kemi arritur tek Shkolla ‘Skënder Luarasi’, na duhen dhe nja 500 metra të tjera. Ky është një trafik i tmerrshëm, ta shohin të gjithë se çfarë vuajmë çdo ditë. Për çdo ditë e njëjta gjë!”, shprehet qytetari.

