fbpx

Trafik kanabisi në kufirin greko-turk

skafi-1.jpg

Plot një ton kanabis sativa është bllokuar nga roja bregdetare greke, në një shpellë në ishullin Piperi, në brigjet e Alonissos.  Referuar mediave greke, lënda narkotike ishte bërë gati për transport drejt Turqisë.

Operacioni ishte i koordinuar nga Drejtoria e Policisë në Athinë, DEA amerikane si dhe autoritetet turke. Bëhet fjalë për të goditur një grup kriminal që kontrollonte kufirin greko-turk.

“Grupi duke përdorur me varka me shpejtësi të lartë, sjellin kanabisin nga Shqipëria, më pas e çojnë në Turqi. Pasi lënë kanabisin, trafikantët marrin heroinë nga Turiqa”, shkruajnë mediat greke.

Roja bregdetare greke njoftoi se bllokoi mesditën e së dielës skafin e dytë që i shpëtoi operacionit 4 ditë më parë në kufirin greko-turk.  Sipas policisë greke një shqiptar u arrestua në bordin e skafit në një operacionin në det të hapur afër zonës së Mytilinit. Sipas rojes bregdetare greke edhe skafi i dytë dyshohet si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës në Itali, Greqi, Shqipëri dhe Turqi.

Të premten roja bregdetare greke dhe Misioni Frontex ndaluan një skaf në kufirin greko-turk nën dyshimet se ishte përfshirë në trafik narkotikësh ndërkohë që një skaf tjetër iu largua kërkimit policor. Sipas rojes bregdetare greke, tre shtetas shqiptarë u ndaluan në skafin e parë, ndërsa në bord nuk u gjet lëndë narkotike.

Mediat greke njoftuan se skafet ishin nisur nga Shqipëria dhe u diktuan nga roja bregdetare turke për t`u bllokuar më pas në ujrat greke në harkun e pak ditëve. Gjatë operacionit për të ndaluar skafin e parë super të shpejtë ishte qëlluar nga roja bregdetare greke me armë zjarri në motorin e skafit.

Policia shqiptare përmes një deklarate tha të premten, kur u bllokua skafi i parë në kufirin greko-turk, se nuk kishte asnjë të dhënë se mjeti u nis nga Shqipëria.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303