TË FUNDIT

Trafikonin klandestinë, arrestohet 10 persona

Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm , ku ka arrestuar plot 10 persona.

Bëhet me dije se ata vepronin si grup kriminal  në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Raportohet se 8 janë ndaluar, ndërkohë 2 të tjerë, një 32 vjeçar dhe një 56 vjeçar janë prangosur në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.

Ndërkohë, policia po vijon punimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat