fbpx

Tragjedi në familjen e këngëtares së famshme

Në familjen e këngëtares së famshme amerikane Toni Braxton ditën e sotme ka ndodhur një tragjedi e vërtetë.

Fatkeqësisht mbesa e saj, Lauren Braxton, 24 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një goditje të papritur në zemër, teksa gjendej në shtëpinë e saj.

Babai i 24-vjeçares Michael Conrad Braxton, i cili është vëllai i këngëtares thuhet se është i shkatërruar pasi mësoi lajmin e trishtë.

Rikujtojmë se ai është këngëtar dhe kompozitor, njëlloj si e motra, Toni Braxton.