Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos sot.
Mësohetse kushëriri i parë ka qëlluar me armë kushëririn dhe djalin e këtij të fundit dhe më pas ka vrarë veten. Po ashtu mësohet se babë e bir janë çuar në spital, ndërsa dyshohet se dhe ata kanë humbur jetën.
Viktima kanë mbetur Kujtim Dakuci dhe djali i tij Gerti Dakuci, 17 vjeç. Trupat e tyre ndodhen në morgun e spitalit të qytetit të Burrelit.
Paraprakisht thuhet se shkak i sherrit është bërë konflikti për pronën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij krimi.

