Tragjedi në Liqenin e Shkodrës

mali-i-zi.jpg

Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica u mbytën sot në liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën në të cilën ata ndodheshin.

Lajmi është bërë i ditur nga, Radojica Rašović një tjetër person, i cili ishte në të njëjtën varkë me viktimat, raporton Vijesti. Sipas dëshmitarit janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, dhe një djalë i cili u përpoq t’i shpëtonte ata.

Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastrin Vranjina, por të tjerët arritën që të dalën në breg, duke shpëtuar./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303