Tragjedi në Zvicër, gjendet i vdekur 17-vjeçari shqiptar

1-511x360.jpg

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident hekururdhor.

Trupi i të riut u gjet mëngjesin e së premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Zyrihut.

Viktima është identifikuar më pas si 17-vjeçari shqiptar, Rinor Bunjaku banues në Rümlangu Zyrih.

Nga burimet e afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit.

Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes, shprehet burimi për albinfo.ch.

Familja Bunjaku bën të ditur se ceremonia e të riut do të zhvillohet të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303