Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Korçë. Mësohet se një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale E.ZH.
Paraprakisht policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.
Trupi i pajetë i 33-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

