TË FUNDIT

Tragjike/ Hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend 33-vjeçari, ja çfarë dyshohet..

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm Bulqizën, ku një 33-vjeçar dyshohet se është hedhur nga pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në lagjen “Minatori”, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet G.S. Burime zyrtare të policisë thonë se ishte endacak dhe kishte me probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë, dyshohet se viktima është hedhur nga një pallat.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat