Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Reps në Mirditë, ku një makinë ka përplasur për vdekje një person.
Informacion paraprak
Sot,rreth orës 07:30 ,në fshatin Reps,Mirditë, mjeti me drejtues shtetasin B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

