TË FUNDIT

Tragjike, vdes një 63-vjeçar shqiptar në Selanik

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të Malgara të Selanikut.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i cili raportohet se është një shtetas shqiptar i moshës 63-vjeç.

Sipas mediave greke, shqipatri ka humbur kontorllin e mjetit teksa udhëtonte në rrugën nacionale Selanik-Athinë, ku më pas ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë policia greke vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit ndërsa identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat