Shkarkimi i Kristian Panuçit nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare, ka bërë që për pasuesin e tij të dalin në skenë një sërë emrash dhe alternativash.
Edhe pse është raportuar nga mediat se trajneri italian, Edi Reja, ka arritur një akord verbal për të marrë drejtimin e Kombëtares por së fundmi ish-kapiteni i Kombëtares, Besnik Hasi është shfaqur si një prej alternativave serioze.
Hasi ishte një prej kandidatëve kryesorë edhe në momentin kur u largua De Biazi.
Megjithatë sipas mediave gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër bisedë të presidentit Duka me trajnerin Reja. Gjithccka pritet të ndodhë në ditët në vijim. /real-news.tv/

