24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Trajneri i ri i Kombëtares, ndërhyrja e Edi Ramës

spot_img

Kristian Panuçi nuk është më trajner i kombëatares sonë dhe në FSHF po lëvizin për të gjetur një trajner të ri, që sipas të gjitha gjasave do të vijë pas takimit me Andorrën. Në transfertën e nesërme do të drejtojë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema. Megjithatë, një emër që duket i sigurt nga Italia është Edi Reja.

Ish-trajneri i Lacios dhe Napolit ishte i pranishëm në Shkodër gjatë takimit me Turqinë. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, ka qenë edhe vet ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama që është përpjekur të bindte Rejan të pranonte ofertën e FSHF-së.

Por nga ana tjetër vendimtare pritet të jetë edhe miqësia që trajneri ka me Igli Taren. Reja ka marrë kohë për të reflektuar përpara se të jap përgjigje. Media italiane gjithashtu zbulon se një nga shkaqet e shkarkimit të Panuçit ishte edhe lënia jashtë e Strakoshës, i cili humbi avionin dhe nuk mund të mbërrinte në kohë. Panorama

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat