Tramezanni: Zemra ime mbetet tek Shqipëria

Paolo Tramexani është një prej kandidatëve të mundshëm për të marrë kombëtaren tonë pas largimit të Panuçit. Ish-ndihmësi i DeBiasit shprehet se zemra e tij mbetet në Shqipëri edhe pse aktualisht drejton Apoelin e Qipros.

Tramexani ishte përgjegjës për evidentimin dhe vëzhgimin e lojtarëve të rinj në kombëtare në kohën kur drejtonte së bashku me De Biazi dhe më pas u bë pjesë e suksesit të madh që arriti Shqipëria në kualifikimin në Euro 2016.

Përpara largimit të De Biazit, italiani u largua për të nisur një aventurë në Zvicër, fillimi ishte Lugano e më pas te Sioni. Aktualisht ai është në krye të Apoelit në Qipro, ku pak javë më parë rinovoi edhe kontratën./real-news.tv/