Një operacion i koduar “Transportuesi” është finalizuar me sukses nga Policia e Tiranës. Sipas Policisë janë vënë në pranga 6 persona të cilët akuzoheshin për kontrabandë mallrash.
Mes të arrestuarve janë edhe dy gra.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder. D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës. I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. M., 55 vjeç, banues në Tiranë. M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

