TË FUNDIT

Tre persona rrahën dhe morën peng 41-vjeçarin, zbardhet e gjithë ngjarja, si e braktisën në pyll

Policia e Himarës ka vënë në pranga 3 persona, ku dy prej tyre janë vëllezër ndërsa tjetri një i afërm i tyre. Raportohet se ata kanë dhunuar e më pas kanë marrë peng një 41-vjeçar.

Nga marrja në pyetje, 41-vjeçari bëhet me dije se ka thënë se ka pasur një konflikt të mëparshëm me ta.

Njoftimi i policisë:

E dhunuan fizikisht dhe i hoqën në mënyrë të padrejtë lirinë për disa orë 41-vjeçarit, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe vë në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Policia e Himarës, më datë 27.10.2020, ka marrë një njoftim se në lagjen nr. 1, Himarë, 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me forcë në mjetin tip “Opel”, shtetasin S. G., 41 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, gjetjen e personit, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Pas një pune profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorëve, si dhe gjetja e personit, i cili pasi ishte dhunuar dhe mbajtur disa orë peng, nuk kishte njoftuar Policinë, por ishte larguar në drejtim të Sarandës pa njoftuar as familjarët e tij.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

N. M., 26 vjeç, A. M., 26 vjeç (vëllezër), dhe I. M., 26 vjeç, banues përkohësisht në Himarë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin më parë, për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në makinën e tyre, shtetasin S. G., të cilin e kanë dhunuar fizikisht e më pas e kanë braktisur në një zonë të pyllëzuar, 2 km në lindje të qytetit të Himarës. Pas disa orësh, shtetasi S. G. ka shkuar në banesën që kishte me qira në Himarë, është mjekuar dhe është larguar në drejtim të Sarandës, ku më pas është gjetur në fshatin në fshatin Mursi, Sarandë, duke punuar në punë sezonale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip “Opel” i përdorur nga tre të rinjtë.

Marerialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat