Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e sotme. Një nxënës është përplasur tek stacioni i trenit në qytetin bregdetar.
Ai ishte duke kaluar në shina kur është përplasur nga treni. Siç bëhet e ditur, i plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur.

