Tritoli në Laç, reagon policia

auto-policia-e-fierit1491059570_1497099735-6063904-1-600x329.jpg

Pas postimeve në ‘Facebook’ nga Spiropali dhe Balla ku akuzonin Partinë Demokratike se ishte shkaktari i vendosjes së tritolit në shtyllën e energjisë elektrike, ka ardhur edhe reagimi i policisë. Me anë të një njoftimi, policia thekson se tritoli është vendosur në njërën këmbë të shtyllës dyfishe të shtyllës elektrike.

“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë, policia po vijon me hetimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/autorëve./real-news.tv

scroll to top