Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Krujës.
Bëhet me dije se një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti me fqinjin e tij.
Nga njoftimi i policisë, mësohet se i plagosuri quhet Adriatik Ishmaku.
Autori i plagosjes është konfliktuar me Ishmakun dhe e ka qëlluar me armë pikërisht në këmbë.
Policia menjëherë mbërriti në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen e plotë, ndërkohë i lënduari është dërguar menjëherë drejt spitalit. /real-news.tv

