Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 25-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, ku dyshohet se ai është vrarë si pasojë e një konflikti rastësor.
Viktima quhet Viktor Shkorreti, ku ekzekutimi i tij ka tronditur Laçin që ishte mbushur me pelegrinë për natën e Shna Ndout.
Thuhet se ngjarja e rëndë ndodhi në një vend parkimi për të cilën ka ndodhur edhe zënka.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mdërkohë, policia ka identifikuar autorin, i cili është një 32-vjeçar./real-news.tv

