TË FUNDIT

Tronditet politika/ Pas Pjetrit dhe Kajmakut, të tjerë kryebashkiakë të dënuar

Demokratët nuk kanë ndër mend të ndalen me Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun.

Në një intervistë për A2, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, paralajmëron denoncimin e të tjerë kryebashkiakëve të majtë që preken nga ligji i dekriminalizimit.

“Do të ketë edhe publikime të tjera, sepse nuk janë dy raste të vetme të rastësishme. Është një filozofi e Rilindjes për të ardhur dhe qëndruar në pushtet”, thotë Edmond Spaho.

Pas 30 qershorit, denoncimet e të zgjedhurve vendorë të dyshuar për rekorde kriminale mbajtën peshën kryesore të kauzës së opozitës, por shtatori risjell protestat. “Edhe në javët e muajt e ardhshëm do të vazhdojmë këtë lëvizje”, thotë Spaho. “Jemi të bindur që është një aksion i vështirë, por do t’i qëndrojmë deri në fund”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat