Tronditet sërish Greqia, tërmet i fortë në Kretë

Greqia ka përjetuar një tjetër lëkundje sizmike. Duket se vendi fqinj nuk po gjen qetësi.

Mediat greke dhe ato të huaja shkruajën se një tërmet ra në fqinjin tonë jugor dhe se epiqendra ka qenë në Kretë.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet kanë qenë të magnitudës 4.5 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det në pjesën jugore të ishullit në një thellësi prej 75 kilometra nën tokë.

Greqia ka qenë në qendër të lëkundjeve sizmike këtë verë, pasi në vend janë regjistruar disa tërmete që kanë shkaktuar dëme materiale.