Trump: Bisedimet për murin janë humbje kohe

trump-on-wall.jpg

Presidenti i SHBA Donald Trump ka hedhur poshtë hetimin e Robert Mueller dhe bisedimet e vazhdueshme në lidhje me një mur të propozuar kufitar në një intervistë të New York Times.

Presidenti tha se negociatat në Kongres mbi financimin e murit në kufi me Meksikën ishin një “humbje kohe”.

Ai gjithashtu pretendoi se avokatët e tij ishin siguruar se ai nuk është objektivi në hetimin e avokatit të posaçëm.

Mueller po shqyrton ndërhyrrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Intervista e New York Times me Trump erdhi pasi presidenti e ka sulmuar në mënyrë të përsëritur New York Times, por botuesi i gazetës e bindi Trump për intervistën si edhe të ndalë sulmet ndaj medias.

Në intervistë, Trump foli për shumë çështje, por ndërtimi i murit ishte kryesorja.

“Unë do të vazhdoj të ndërtoj murin dhe do ta përfundojë atë”, tha presidenti, duke hedhur poshtë bisedimet midis republikanëve dhe demokratëve në kongres, lidhur me ngërçin dhe duke nënkuptuar se ai mund të deklarojë një emergjencë kombëtare për të siguruar fondet për ndërtimin e murit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303