TË FUNDIT

Trump dhe Putin bisedojnë për Venezuelën

Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ajo shtoi gjithashtu se “gjatë kësaj bisede dy presidentët u përqendruan edhe në situatën në Venezuelë”.

“Ata patën një bisedë të mirë dhe folën për gati një orë”, tha Sarah Sanders.

Ajo theksoi se “ata biseduan për marrëveshjet e reja bërthamore dhe ato të përditësuara, duke parë mundësinë që të përfshihet edhe Kina në këto bisedime”.

Trump dhe Putin diskutuan gjithashtu edhe për çështjen e Koresë së Veriut dhe konfliktin në lindje të Ukrainës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat