Trump do të takohet me Putin në G20

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit të G20 që mbahet këtë muaj në Japoni.

Edhe pse zyrtarë nga Kremlini kanë thënë që nuk kanë marrë ftesë nga Uashingtoni për këtë takim, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se “do të takohet me Putin”.

Takimi i fundit në mes të dy presidentëve, Trump dhe Putin, për herë të fundit ka qenë në korrik të vitit 2018 në Helsinki.

Pas samitit në Helsinki, ai është përballur me kritika të ashpra nga ligjvënësit amerikanë  përfshirë edhe disa republikanë – të cilët kanë thënë se presidenti nuk e ka mbajtur përgjegjës Putin për veprimet ruse, të tilla si ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Trump e ka bërë të qartë se po përpiqet për marrëdhënie më të mira me Rusinë dhe me Putinin në mënyrë specifike.

G20-ta do të mblidhet më 28 dhe 29 qershor në Osaka./real-news.tv/