Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se Irani dëshiron takim me SHBA.
“Mund t’ju them se Irani dëshiron të takohet me ne”, i ka thënë Trump gazetarëve para se të niset për Baltimore.
Trump nuk e ka përjashtuar zbutjen e mundshme të sanksioneve ndaj Teheranit në mënyrë që të hapet rruga për takim me presidentin iranian Hassan Rouhani.
Megjithatë, presidenti i Iranit ka deklaruar se nuk do të negociojë me SHBA pa u hequr sanksionet ndaj vendit të tij.
Tensionet në mes SHBA dhe Iranit janë rritur në vitin 2018 kur SHBA u tërhoqën nga marrëveshja ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit dhe përsëri ka futur sanksione për Teheranin.
Tensionet u përshkallëzuan pasi dy cisterna nafte u sulmuan në ngushticën e Hormuzit në qershor. Washingtoni e mbajti Teheranin përgjegjës për sulmet, një akuzë e mohuar nga Irani.
Presidenti amerikan mund të takohet me homologun iranian në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më vonë këtë muaj/real-news.tv/

