Presidenti Donald Trump ka akuzuar demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për nisjen e një “ekspeditë peshkimi në kërkim të një krimi”.
Ai i referohet hetimit të nisur nga Komisioni Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve ndaj presidentit Trump në lidhje me pengimin e dyshuar të drejtësisë dhe shpërdorimin e pushtetit.
Të hënën, grupi hetimor kërkoi dokumente nga 81 njerëz dhe grupe, duke përfshirë disa nga aleatët më të afërt të presidentit, disa nga ndihmësit e Trump dhe stafi i fushatës, anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e biznesit
Trump reagoi në Twitter ditën e sotme, duke e quajtur hetimin një “Ngacmim presidencial!”
Komisioni Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve mbikëqyr sistemin amerikan të drejtësisë, duke përfshirë agjencitë federale të zbatimit të ligjit.
Kryetari i saj Demokrat, Jerry Nadler, tha në një deklaratë: “Kjo është një kohë kritike për kombin tonë dhe ne kemi përgjegjësinë për të hetuar këto çështje dhe për të mbajtur seanca për publikun që të ketë të gjitha faktet./real-news.tv/

