‘Shkallon’ Trump, kërcënon Iranin me shfarosje totale

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë përfshirë në një luftë fjalësh, me palët që nuk e kanë kursyer njëra-tjetrën. Presidenti amerikan ka kërcënuar Republikën Islamike me shfarosje, ndërsa Teherani e ka quajtur Donald Trump një të sëmurë mendor.

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të martën se do të shfarrosë disa pjesë të Iranit nëse ky i fundit sulmon çdo gjë amerikane. Deklarata bëri që Uasahingtoni dhe Teherani të përfshihen në një luftë fjalësh, me Republikën Islamike që i cilësoi deklaratat e Shtëpisë së Bardhë të denja për një të sëmurë mendor.

Me një retorikë të ashpër, të ngjashme me atë të përdorur më herët ndaj Koresë së Veriut, Trump u shpreh në profilin e tij në Twitter: “Çdo sulm i Iranit ndaj çdo gjëje amerikane do të përballet me një forcë të madhe dhe dërrmuese.

Dhe në disa zona, “dërrmuese do të thotë shfarosëse”, tha Trump.

Ndërkohë, presidenti iranian Hasan Ruhani, reagoi në një fjalim televiziv lidhur me sanksionet e reja amerikane ndaj liderit suprem Ali Khamenei.

Para se zoti Trump të komentonte, presidenti iranian Hassan Rouhani i quajti sanksionet e reja “të egra dhe idiote” dhe i përshkroi propozimet e SHBA për bisedime diplomatike si “pa vlerë.” /real-news.tv/