Trump kërcënon sërish Meksikën me taksa të tjera

Trump_Mexico_Tariffs_large.jpg

Presidenti Donald Trump deklaroi ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një pjesë tjetër të një marrëveshjeje për emigracionin dhe sigurinë me Meksikën, e cila do të duhet të ratifikohej nga ligjvënësit meksikanë.

Ai nuk dha detaje por kërcënoi vendosjen e takasave nëse Kongresi i Meksikës nuk e miraton planin.

“Ne kemi nënshkruar dhe dokumentuar plotësisht një pjesë tjetër shumë të rëndësishme të Marrëveshjes së Emigracionit dhe Sigurisë me Meksikën, të cilën Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar prej shumë viteve. Ajo do të zbulohet në një të ardhme jo shumë të largët dhe do të ketë nevojë të aprovohet nga organi ligjvënës i Meksikës, “shkroi Trump në Twitter.

“Ne nuk parashikojmë ndonjë problem me votimin, por, nëse për ndonjë arsye marrëveshja nuk miratohet, do të rivendosen tarifat.”

Muajin e kaluar, Trump kërcënoi vendosjen e taksës 5%  për mallrat meksikane. Sipas tij, taksat do të rriteshin çdo muaj derisa të arrinin në 25% në tetor, nëse Meksika nuk angazhohej të ndalonte emigracionin e paligjshëm përtej kufirit me Meksikën.

Të premten, tarifat u hoqën, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Meksika arritën një marrëveshje mbi emigracionin./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303