Trump mund të takohet me presidentin iranian

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, deklaroi ditën e sotme se Presidenti Donald Trump mund të takohej me Presidentin iranian Hassan Rouhani në takimin e ardhshëm të Kombeve të Bashkuara, pa “asnjë parakusht “.

Pompeo bëri komentet në një konferencë për shtyp ku zbuloi sanksione të reja mbi grupet, përfshirë këtu edhe Korpusin Islamik të Gardës Revolucionare të Iranit.

Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar më herët se nuk do të pranojë të negociojë me SHBA pa u hequr sanksionet e vendosura ndaj tij.

Kohët e fundit, Irani ka shtuar prodhimin e uraniumit të pasuruar, i cili përdoret për prodhimin e armëve bërthamore./real-news.tv/